Një person ka humbur jetën këtë të dielë në Maliq si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Korçë-Pogradec.
Këmbësori me Kujtim Hazizi,ka ndërruar jetë në spital si pasojë e përplasjes nga një automjet me drejtues shtetasin Lorenc Tome banues në fshatin Rëmbec.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, ku shtetasi Tome, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin Hazizin, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, por fatkeqësisht ka humbur jetën.
“Më datë 24.04.2022, rreth orës 11:00, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, Maliq, shtetasi L. T., banues në fshatin Rëmbec, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin K. H., banues në Rëmbec, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit L. T., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al