UKRAINË-Dy gjeneralë rusë janë vrarë pranë qytetit të pushtuar Kherson të shtunën. Lajmin e ka dhënë drejtoria e inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, siç raporton Skynews.
Një tjetër mësohet se është në gjendje kritike për jetën. Në deklaratë bëhet me dije se gjeneralët u vranë pasi ushtria ukrainase goditi komanduesin e ushtrisë së 49-të ruse pranë Khersonit.
Kherson ishte qyteti i parë i madh në Ukrainë që ra nën kontrollin e rusëve që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.
/abcnews.al

