Ukraina mund të rifillojë në fund të shtatorit negociatat me Rusinë për t’i dhënë fund luftës, në një proces që pritet të ndërmjetësohet nga Shtetet e Bashkuara.
Shefi i Zyrës së Presidentit ukrainas, Kyrylo Budanov, i tha gazetës The New York Times se bisedimet mund të rikthehen në tryezën e negociatave gjatë javëve të fundit të shtatorit.
Sipas tij, procesi pritet të nisë me një seri takimesh të nivelit të lartë mes përfaqësuesve amerikanë dhe udhëheqësve të Rusisë dhe Ukrainës.
Në qendër të përpjekjeve diplomatike amerikane janë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, përfaqësues të presidentit amerikan, Donald Trump. Ata pritet të udhëtojnë këtë fundjavë drejt Moskës dhe Kievit për takime me krerët e dy vendeve.
Sipas Axios, duke cituar zyrtarë amerikanë, Witkoff dhe Kushner do të takohen të shtunën me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa të dielën do të zhvillojnë takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Takimet shihen si një përpjekje për të krijuar terrenin për rifillimin e negociatave direkte dhe për të vlerësuar nëse ekziston hapësirë për një marrëveshje që do t’i jepte fund konfliktit të armatosur.