Forcat kurde ne veri të Sirisë kanë publikuar një video nga momenti kur shpërthen një blind i ushtrisë turke me gjashtë persona brenda. Blindi, i quajtur “Kirpi”, pjesë e operacionit të Turqisë në veri të Sirisë dyshohet se është sulmuar me një raketë anti-tank në zonën e Mareas, raporton abcnews.al.
The Afrin Liberation Forces claimed responsibility for the attack and released their perspective. pic.twitter.com/5rJNzZp3em
— Woofers (@NotWoofers) April 23, 2022
Kurdët thanë se kishin vrarë të paktën një ushtar turk, ndërkohë që burime zyrtare nga Turqia bëjnë me dije se ka vetëm të plagosur nga ky sulm ndaj forcave të saj.
Turqia ndodhet prej muajsh në very të Sirisë duke mbajtur aty forca të rregullta me argumentin e ndalimit të PDY-së që të ngrejë një shtet kurd aty pasi i cilëson këtë organizatë si terroriste. /abcnews.al