Luftëtari rikthen me këmbë të tokë Partizanin

schedule22:45 - 6 Prill, 2019

schedule 22:45 - 6 Prill, 2019

Skuadra e Partizanit ka pësuar një humbje befasuese 3-1 nga Luftëtari në “Selman Stërmasi”. Gjithsesi të kuqtë ruajnë distancën në 9 pikë me vendin e dytë që mbahet nga Kukësi. Humbet edhe Tirana ndaj Flamurtarit minimalisht 1-0 dhe tashmë rrezikon seriozisht rënien një kategori m poshtë.

Partizanin mposhtet sërish nga Luftëtari, kësaj radhe në kampionat me rezultatin 3-1. Një humbje që e mban në 9 pikë diferencën me Kukësin e vendit të dytë që humbi ndaj Kastriotit.

Sfida zhbllokohet në minutën e 3 të takimit. Duka godet jashtë zone, por topi devijohet nga Asani duke përfunduar në rrjetë. Nga përsëritjet filmike duket qatë që Asani është në pozicion jashtë loje.

Gjithsesi Luftëtari barazoi në minutën e 38 me sulmuesin Dunga, i cili shfrytëzon siç duhet krosimin nga e majta. Gjirokastritët nuk mjaftohen me kaq pasi në minutën e 44, është sërish Dunga që realizon duke dërguar skuadrën në avantazh në dhomat a zhveshjes.

Partizani duket i dorëzuar përballë Luftëtarit që dominon lojën. Sulmuesi nga Kenia, Isnmail Dunga është në ditën e tij m të mirë pasi realizon edhe golin e tretë me takë duke i vendosur kapakun sfidës. Partizani gjithsesi është i qetë në vendin e parë dhe titulli është vetëm një hap larg.

Në takimin tjetër, Tirana u mund në transfertën e Flamurtarit me rezultatin 1-0. Sukaj realizoi golin e vetëm për vlonjatët ndërkohë që Tirana humbi një penallti me Imamin.

Pas ndeshjeve të javës së 27, Partizani udhëheq kampionatin shqiptar me 54 pikë, 9 pikë më shumë se Kukësi i vendit të dytë, ndërkohë që Tirana është tre pikë larg Kastriotit që ndodhet në zonën e rënies./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!