Klodi ishte lojtari që provoi fatin këtë të enjte në “Kutia 21”. Klodi mori 130 euro pasi gjeti figurën misterioze. Ai refuzoi ofertat nga bankieri pasi kishte në lojë shumat e mëdha. Kur kishin mbetur ende shifrat 2 000 dhe 4 000, Klodi refuzoi ofertën 360 euro.
Megjithatë, dhe kur hoqi 4 000 euro, sërish refuzoi ofertën. Klodi eliminoi gjithashtu dhe 2 000 euro dhe mbeti mes 0.5 dhe 150 eurove. Ai arriti të merrte dhe 150 euro që ndodheshin në kutinë e tij. Kutia 21 transmetohet nga e hëna në të premte në Abc, në orën 20:00.
/abcnews.al