Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Biden do të ndalojë hyrjen e anijeve të lidhura me Rusinë në portet amerikane

schedule16:11 - 21 Prill, 2022

schedule 16:11 - 21 Prill, 2022

SHBA-të pritet të njoftojnë sot ndalimin e anijeve të lidhura me Rusinë në portet amerikane, sipas një zyrtari të njohur me këtë çështje, raporton CNN.

Trafiku i anijeve ruse përbën një përqindje relativisht të vogël të aktivitetit të përgjithshëm të portit në SHBA-ve, por masa vjen në përputhje me ndalimin e avionëve rusë në hapësirën ajrore të SHBA-ve që administrata e Presidentit Joe Biden njoftoi më parë.

“Asnjë anije që lundroi nën flamurin rus, ose që është në pronësi ose operim nga interesat ruse, nuk do të lejohet të ankorohet në portin e Shteteve të Bashkuara ose të hyjë në brigjet tona,” tha Biden në komentet në Shtëpinë e Bardhë.



Ai tha se ky  është  “një tjetër hap kritik” që SHBA po ndërmerr së bashku me aleatët e saj në Kanada dhe Evropë “për t’i mohuar Rusisë përfitimet e sistemit ekonomik ndërkombëtar që ata gëzonin në të kaluarën”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!