Kreu i Prokurorisë së Sarandës para KPK, ka fshehje të pasurisë

schedule11:27 - 5 Prill, 2019

schedule 11:27 - 5 Prill, 2019

Drejtuesi i prokurorisë së Sarandës Edison Ademi ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për procesin e rivlerësimit. Sipas ILDKPKI, prokurori Ademi ka deklarim të pasaktë, fshehje pasurie, konflikt interesash.

Për disa pasuri të tij nuk ka justifikim me të ardhurat e deklaruara.

Subjekti gjithashtu ka deklaruar të ardhura nga vëllai në emigracion, por nuk ka dorëzuar dokument provues për këto të ardhura, duke rezultuar nga analiza financiare me një bilanc negativ. /abcnews.al