Xhafo dhe Nazarko “shpallin” kandidaturat e tyre: Bode dhe Mejdani

schedule22:53 - 19 Prill, 2022

schedule 22:53 - 19 Prill, 2022

Zgjedhja e presidentit të ri të Republikës, ka qenë tema që ka nxitur diskutime në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

Të ftuar për të folur për këtë temë kanë qenë kreu i PR, Fatmir Mediu, gazetari Agim Baçi dhe dy analistët Mentor Nazarko dhe Neritan Alibali.

Të pyetur nga moderatori Xhafo se kush janë emrat që të ftuarit do të donin të ishin kandidatë për presidentë, Nazarko ka përmendur ish-presidentit Rexhep Mejdani dhe dy akademikët, Artan Fuga dhe Përparim Kabo.

Ndërkohë që analisti Alibali, Mediu, dhe Baçi nuk kanë dhënë asnjë emër. Kurse moderatori i emisionit Endri Xhafo si preferencë të tij për president të Republikës ka dhënë emrat e Majlinda Bregut, Valentina Leskajt dhe Ridvan Bodes.

Pjesë nga diskutimi:

Nazarko: Ish-presidenti Mejdani. Artan Fuga dhe Përparim Kabo do ishin figura dinjitoze.

Alibali: Nuk kam emër, për mua mjafton të jetë një personalitet dhe me përvojë në pushtet.

Baçi: Nuk kam emra, por është e rëndësishme ajo që thotë Alibali të njohë pushtetin.

Mediu: Unë jam i përjashtuar nga ajo për të dhënë emra.

Nazarko: Thashë për zotin Mejdani, se në momentin që është kthyer zoti Berisha.

Xhafo: Mendon se Mejdani do të ishte figurë e pranueshme?

Nazarko: Absolutisht. Edhe një kritik si Balliu tha sot një burrë i ndershëm iku nga presidenca.

Xhafo: Majlinda Bregu dhe Valentina Leskaj, t ë dyja janë zonja të nderuara. Por zonja Leskaj është një zonjë socialiste, e cila do të ishte një zonjë e nderuar në raundin e tretë dhe të katërt. Socialiste është dhe Lindita Nikolla por është një figurë shumë e mirë. Unë e shoh zonjën Valentina Leskaj si një zgjedhje në raundin e katër dhe të pestë. Zonja Bregu ka një eksperiencë shtetarë, ka një përvojë ndërkombëtare. Nëse Leskaj mund të mos ketë ambicie politike, zonja Bregu dyshoj që mos ketë ambicie politike. Unë shoh dhe ish-ministrin e Financave Ridvan Bode, po e përmend si një njeri që mund të ishte një urë lidhëse, por me zotin Bode konfliktet konstitucionale do të jenë.

Mediu: Nuk kam asnjë koment.

Xhafo: Për kë do votoje?

Mediu: Për Bregun e thashë, me Boden kam konflikt interesi se e kam mik.

Xhafo: Po për zonjën Leskaj

Mediu: Unë kam shumë respekt për zonjën Leskaj, por unë jam pjesë e një procesi.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!