Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta e radhës së opozitës, Basha e Berisha nuk ishin të pranishëm

schedule16:00 - 3 Prill, 2019

schedule 16:00 - 3 Prill, 2019

Sërish sot mbështetës të opozitës protestuan para Kuvendit të Shqipërisë dhe para Piramidës në krah të kryeministrisë, teksa parlamenti zhvillonte seancë plenare. Kreu i PD-së, Basha, por edhe lideri historik i demokratëve Berisha nuk ishin të pranishëm në protestën e sotme, e teta në radhë që prej një muaji e gjysme.

E mërkura e tre Marsit shënoi protestën e radhës së opozitës, e teta nga nisja e këtij sezoni protestash. Në mungesë të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ndodhur në Berlin për takime pune, në krye të protestës, u pozicionuan numri dy i demokratëve Edi Paloka, sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi dhe kreu i forumit rinor Belind Këlliçi.

Mes protestuesve mungoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Edhe pse mbështetjen, tubimit ja dha dhe e mori edhe në mungesë. Edhe pse forca e numrave nuk ishte në krahun e protestuesve, mesazhi, i organizuar nga dora e forumit rinor demokrat, u shpalos në forma të ndryshme. Me pankarta dhe simbole të tjera. Thelbi i këtij mesazhi ishte i njëjtë.

Nuk mungoi edhe marshimi. Pas tre orësh protestë, si e kërkon tashmë zakoni, përmbyllja e saj në selinë blu u vulos me përshëndetjen e protestuesve. Nënkryetari i demokratëve Edi Paloka, pasi i dha zemër të tijve paralajmëroi kundërshtarin politik.

“Shumë shpejt do ta shihni si do marrë vrapin dhe nuk do dijë ku të ndalet nga urrejtja e shqiptarëve. Ne do të jemi në shesh, dhe ai duhet të kuptojë që urrejtja e grumbulluar sot në shpirtin e shqiptarëve është gjithë ditën aty dhe një ditë do ta mbysë”, tha Paloka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!