Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inteligjenca britanike: Sulmet në lindje të Ukrainës për të tërhequr vëmendje, Rusia nuk e ndryshon objektivin

schedule08:22 - 17 Prill, 2022

schedule 08:22 - 17 Prill, 2022

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e fundit për luftën në Ukrainë, ka bërë ne dije se pavarësisht se Rusia vazhdon të ridislokojë forcat në pjesën lindore “objektivi i saj përfundimtar mbetet i njëjtë”.

Forcat ruse vazhdojnë të rivendosin pajisjet luftarake dhe mbështetëse nga Bjellorusia drejt Ukrainës lindore. Kjo përfshin vendndodhje afër Kharkiv dhe Severdonets, duke goditur pozicionet ukrainase në të gjithë lindjen e vendit ku Rusia planifikon të rinovojë aktivitetin e saj sulmues. Megjithëse fokusi operacional i Rusisë është zhvendosur në Ukrainën lindore, objektivi përfundimtar i Rusisë mbetet i njëjtë”, thuhet në përditësimin e  inteligjencës britanike.

Ndër të tjera thuhetse Rusia është e vendosur të braktisë orientimin e saj euroatlantik dhe të pohojë dominimin e saj rajonal.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!