Në Katedralen e Shën Palit ka nisur kremtimi i Pashkëve nga besimtarët katolikë. Pashka është festa më e rëndësishme e Krishtërimit. Ajo shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit.
Kjo është mesha e parë që zhvillohet në mesnatë pas 2 vitesh nën masat e pandemisë së COVID-19. Besimtarë të shumtë kanë mbushur Katedralen e Shën Palit në kryeqytet për të ndjekur meshën e shenjtë. /abcnews.al/