Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krenaria e flotës ruse në fund të detit, vizitë e papritur për ekuipazhin e “Moskës”

schedule20:35 - 16 Prill, 2022

schedule 20:35 - 16 Prill, 2022

Në Sevastopol, selia e flotës së Detit të Zi, Komandanti i Përgjithshëm i Marinës Ruse, Admirali Nikolai Yevmenov, takoi sot anëtarët e ekuipazhit të kryqëzorit Moskva (Moskë) , i cili u mbyt dy ditë më parë në ujërat e Detit të Zi. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Tass.

Mes të tjerash thuhet se  “oficerët dhe marinarët” e anijes “do të vazhdojnë të shërbejnë në Marinën”.

Takimi u zhvillua në Sevastopol të Krimesë, ku është vendosur komanda e flotës ruse të Detit të Zi.

Rusia tha se Moskva u fundos për shkak të shpërthimit të një depoje municioni në bord. Ukraina, nga ana tjetër, pretendoi se njësia ushtarake u godit nga një raketë e lëshuar nga forcat e Kievit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!