Edmond Kapllani analizon kombëtaren

schedule14:10 - 3 Prill, 2019

schedule 14:10 - 3 Prill, 2019

Ish-sulmuesi i kombëtares, Edmond Kapllani, mendon se ekipi përfaqësues sot ka më shumë disiplinë, por më pak talent se në të kaluarën. Kapllani foli edhe për planet e tij të ardhshme.

Këpucët nuk i ka varur ende në gozhdë.

Edmond Kapllani ka dëshirë të luajë edhe në moshën 36-vjeçare, siç po e bën në Gjermani për skuadrën modeste SV Shpilberg, në të cilën është edhe lojtar, por sidomos ndihmëstrajner.

Ish-sulmuesi i kombëtares, megjithatë, e di se nuk mund të luajë pa fund, ndaj po merr masa, siç tregoi për Abc Neës-in.

“Gjithë jetën të merresh me futboll, dëshira është që të vazhdosh me futboll, por nuk është e thënë që të bësh licensën dhe të bëhesh trajner, por e shoh detyrim që lojtarët deri te E-ja të jenë të pajisur”, tha Kapllani.

Durrsaku flet diçka më shumë për jetën e tij aktuale.

“Për momentin vazhdoj të jetoj afër Gjermanisë. Për momentin jam në një skuadër Obelika, trajner i dytë. Stërvitemi 3-4 herë në javë dhe ndeshje në fundjavë”, tha Kapllani.

Ai e ndjek kombëtaren dhe mendon se sot është ndryshe nga vitet 90-të apo fillimi I viteve 2000.

“Futbolli ka ndryshuar. Nëse më parë vihej re kualitet, tashmë theksi është vënë tek disiplina në fushë. Po ta shohësh dhe arritjen e Europianit, kualiteti ishte aty, por më shumë na çoi kualiteti në Europian”, theksoi Kapllani.

Gjithsesi, disiplina duket se ishte shkaku që lojtarët nuk ishin të kënaqur me ish-trajnerin Panuçi.

“Me thënë të drejtën De Biasi e kuptoi shumë shpejt mentalitetin e shqiptarëve. Panuçi jo, sepse në ranga futbollisti ka arritur më shumë se De Biasi dhe u tregua pak më shumë seç duhet arrogant”, tha Kapllani./abcnews.al