Dy tërmete janë ndjerë mëngjesin e së sotëm në vendin tonë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit një tërmet ka rënë në qytetin e Kukësit në orën 2:53 ku shkalla e tij ka qenë me magnitudë 2.6 ballë.
Një tjetër tërmet është ndjerë në qytetin e Korçës në orën 1:40 të mëngjesit dhe ka qenë më magnitudë 2.7 ballë të shkallës Rihter./abcnews.al