Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I dekoruar nga vetë Valdimir Putin, ukrainasit vrasin Gjeneralmajorin e radhës

schedule17:19 - 16 Prill, 2022

schedule 17:19 - 16 Prill, 2022

Gjenerali rus Vladimir Frolov , zëvendëskomandant i Ushtrisë së 8-të të Distriktit Jugor, u vra në luftime në Ukrainë.

Gjeneralmajor Vladimir Frolov u varros të shtunën në varrezat Serafimovsky në Shën Petersburg.

Në ceremoni mori pjesë edhe guvernatori i Shën Petersburgut, Aleksandër Beglov. Gjatë ceremonisë, Guvernatori Beglov tha se gjenerali Frolov është një ushtar karriere
Vladimir Frolov mori gradën e gjeneral-majorit me dekret të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, më 12 dhjetor 2019.

Sipas mediave lokale, gjenerali Frolov është ushtari i tetë në St. Peterburg konfirmoi vdekjen e tij në luftën në Ukrainë. Më 12 prill, populli i Shën Peterburgut i dha lamtumirën e fundit nënkolonelit Miras Bashakov me nderime ushtarake. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe guvernatori i qytetit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!