Tirana me një dorë te titulli, nuk fal Egnatian, VAR-i dhe një kuksian tronditin verilindorët

schedule15:42 - 16 Prill, 2022

schedule 15:42 - 16 Prill, 2022

Janë mbyllur dy sfidat e para të javës së 29-të të kampionatit shqiptarë, ku Tirana e Orges Shehit u tregua e pamëshirë ndaj Egnatias që kërkonte pikët për mbijetesën, teksa kryesuesit i mposhtën me shifrat 3-0 në “Arena Egnatia”.

Po ashtu një kuksian ka tronditur Kukësin në Kamëz, ku goli i shënuar nga Bedri Greca do t’i jepte fitoren Kastriotit i cili padyshim është skuadra e momentit në superligë pasi ka arritur 5 fitore rresht në kampionat.

Kukësi do ta niste sfidën menjëherë në sulm, ku Emiliano Musta në minutën e 8-të do të gjente edhe golin e avantazhin për verilindorët, por VAR do t’u prishte festën për faull kundër Sokol Nezirit.

Kapiteni i verilindorëve, Bruno Lulaj do të tentonte në dy raste të fitonte duelin me portierin Sali, por pa mundur ta mposhte atë për të dërguar topin në rrjetën e krutanëve.

Do të jetë përsëri Lulaj ai i cili do të prekte një top me dore në një duel me Bedri Grecën, për të cilën gjyqtari s’ka dyshime dhe ndëshkon me të verdhë numrin 4 të verilindorëve, ku nga goditja e dënimit kuksiani Greca do të ndëshkonte skuadrën e qytetit të tij dhe 1-0 për krutanët.

Kukësi i shkon shumë afër barazimit të shifrave në Kamëz me Milunovic i cili në minutën e 69-të do të ndalet vetëm nga shtylla, ndërsa disa minuta më pas do të ndalej nga portieri i krutanëve. Edhe Basa do të tentonte golin e barazimit në këtë takim, por Sali ka vendosur të kyç portën.

Pas kësaj ndeshje Kastrioti shkon në kuotën e 37-pikëve në vendin e 6-të, ndërsa Kukësi “dështon” përsëri për të marrë 3 pikët që tashmë iu mungojnë prej 4 javës.

Në takimin tjetër mes Egnatias dhe Tiranës, bardheblutë e Orges Shehit shënojnë gol akoma pas nisur mirë ndeshja, pasi Redon Xhixhës i kanë mjaftuar vetëm 20 sekonda për të mposhtur portierin Puja të rrogozhinasve.

Kyreqytetasit nuk ndalojnë dhe Ismajlgeci dhe Xhixha do të provonin përsëri për të dyfishuar rezultatin por këtë herë mbrojtja e Egnatias do të bënte siç duhet detyrat e dhëna nga Zekirija Ramadani.

Kryesuesit nuk kanë aspak mëshirë për rrogozhinasit të cilët janë vënë në shënjestër nga lojtarët bardheblu, por djemtë e Shehit nuk kanë përfituar dot.

Egnatia do të zgjohet në minutën e 24 kur Imer Demiri dhe Jackson do të provonin të kthenin barazspeshën në “Arena Egnatia”, por mbrojtja kryeqytetase është një “bunker” para portierit Bekaj.

Para se të mbyllej pjesa e parë edhe Seferi do të provonte të fitonte duelin me Salin por gjuajtja e tij gjen gati portierin e rrogozhinasve.

Edhe pjesa e dytë për Tiranën do të niste në sulm, dhe për të dyfishuar rezultatin mendoi Erion Hoxhallari në minutën 53-të, ku nga goditja e dënimit kapiteni bardheblu shënon një gol spektakolar duke tronditur Egnatian.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, por djemtë e Shehit do të gjenin edhe golin e tretë në minutën e 73-të me Najdovskin, ndërsa kështu mund të quhen të mbyllura llogaritë e këtij takimi, me Egnatian që nuk ka forcë për të rivalizuar lojtarët e Tiranës.

Kryeqytetasit vazhdojnë kështu drejt titullit ku kanë koleksionuar 66-pikë, ndërsa Egnatia mbetet në vendin e 8-të me 31 pikë. /f.a/abcnews.al