Policia italiane ka goditur një organizate trafiku lëndësh narkotike, që vepronte kryesisht në zonën e Breshas. Gjatë një operacioni të madh janë vënë në pranga 20 persona, mes të cilëve 12 shqiptarë dhe 8 italianë ( përfshirë dhe një grua). Sipas mediave italiane, kjo bandë trafikonte kokainë nga Hollanda dhe marijuana nga Shqipëria. Aktiviteti kriminal i këtij grupi, është provuar që nga fundi i vitit të kaluar.
Gjatë operacionit të zhvilluar dy netë më parë u sekuestruan disa tonelata marijuane dhe disa kg kokainë që ishin trafikuar në Bresha. Kokaina sipas hetimeve mbërrinte në Itali, e fshehur në pjesë të përshtatura të automjeteve. Një pjesëtar i grupit kriminal, udhëtonte me parë me avion nga Bresha drejt Veriut të Europës. Më pas kthehej me automjetin ku kishte fshehur disa kg kokainë.
Ndërsa marijuana, sipas hetimeve, nisej me gomone nga brigjet shqiptare deri në Kalabri, prej ku dërgohej më pas në rruge tokësore drejt Breshas, në veri të Italisë./abcnews.al