Aeroporti i Stambollit ka regjistruar një rekord të ri historik, duke përpunuar një shifër prej 289.260 pasagjerësh brenda një dite, bëri të ditur ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloglu.
Sipas deklaratës së ministrit, rekordi u arrit më 1 gusht, duke shënuar numrin më të lartë të pasagjerëve ditorë të regjistruar ndonjëherë në Turqi dhe në Evropë.
“Me këtë shifër, Aeroporti i Stambollit vendosi një rekord të ri”, deklaroi Uraloglu, duke theksuar se aeroporti po rrit gjithnjë e më shumë rëndësinë e tij strategjike në transportin ajror ndërkombëtar.
Ministri turk vlerësoi se falë kapacitetit të lartë, infrastrukturës moderne dhe standardeve të shërbimit, Aeroporti i Stambollit është pozicionuar mes aeroporteve kryesore në botë.
Sipas tij, rekordi i fundit konfirmon edhe një herë rolin e aeroportit si një nga qendrat më të rëndësishme globale të tranzitit ajror.


