Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Emra Kurteshin, i riu që qëlloi me armë në ajër disa ditë më parë në zonën e Kombinatit.
Gjatë seancës i riu ka thënë që pistoleta ishte e gjyshit dhe e mbante me vete pasi e kishte kujtim prej tij, por nuk ka pranuar të jap më tepër detaje.
Lexo edhe: Tentoi të vriste me armë zjarri një person, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë
Kujtojmë se disa ditë më parë pas një konflikti me një shtetas tjetër, Emra Kurteshi ka qëlluar me armë në drejtim të tij.
Fillimisht 28-vjeçari u largua nga vendngjarja, por pas disa orësh ai është arrestuar nga policia.
/abcnews.al/