Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Drejtori i ri i TKOB, Margariti: Masteri për ekonomi, sugjerim jo kusht

schedule16:49 - 15 Prill, 2022

schedule 16:49 - 15 Prill, 2022

Ministrja e Kulturës Elva Margariti  tha se masteri shkencor për ekonomi për postin e drejtorit të operas është sugjerim jo kusht.

“Masteri shkencor është thjesht një sugjerim, mund të kishim renditur edhe 10 pika të tjera, por  do donim që të kishte një pjesmarrie të gjerë në këtë konkurs. ”

Margariti  pranoi se në krye të këtij institucioni mund të jenë personalitete nga fusha të ndryshme dhe jo domosdoshmërisht nga fusha e artit, referencat i bënë me institucionet ndërkombëtare.



“Në krye të institucioneve kulturore jo domosdoshmërisht do të jetë një artist. Referuar drejtuesve të operave ndërkombëtare drejtuesitrezultojnë të jenë, baniker, inxhinier, kardiolog apo personalitete të fushave të ndryshme, pasi me mjaft rëndësi janë bordet artistike.  Ne po përmirësojmë statutin dhe kuadrin ligjor të bordeve artistike”

Ministrja tha se debat i lindur nga masteri shkencor ekonomik uroj që të ndikoj në një pjesmarrie të gjerë për këtë post.  Megjithatë ajo deklaroi se nuk ka dijeni për dosjet e dorëzuar, ndërsa për shtyrjen e afatit  nuk u përgjigj.

“Uroj që deri në fund të garës të ketë pjesëmarrje të larmishme. Nuk jam në dijeni të dosjeve dhe nuk jam interesuar për kandidaturat përderisa  gara është e hapur.”

Mos marria në dorëzim e kapitalit, sipas Margaritit nuk lidhet më drejtuesin e ri të operas.

“Marria në dorëzim e kapitalit të operas është në proces. Kjo pikë nuk është e lidhur me drjetuesin e ri për aq kohë sa drejtori i Operas nuk ka qenë pjesë e këtij procesi.”

Qëllimi kryesor i Ministrisë së Kulturës është ndryshimi i mendësisë së drejtimit në institucionet kulturore, për këtë qëllim, Maragrit tha se po punohet për  përmirësimin e kuadrit ligjor të bordeve këshillimore. Deklaratat  Elva Margatriti i bëri gjatë konferencës për shtyp të prezantimit të 18 javëve kulturore ndërkombëtare. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!