Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në lule të rinisë, aksidenti i merr jetën 20-vjeçarit shqiptar

schedule12:26 - 15 Prill, 2022

schedule 12:26 - 15 Prill, 2022

ITALI – Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 20-vjeçari shqiptar në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima është 20-vjeçari i quajtur Kaizer Alizoti, i cili po udhëtonte me motor kur u përplas me një furgon.

Aksidenti i rëndë mësohet se ka ndodhur midis Borgonovës dhe Pianellos, ndërsa për shkak të përplasjes së rëndë i riu shqiptar humbi jetën në vendin e ngjarjes. Raportohet se 20-vjeçari, i cili banonte në Castelnovo, po shkonte për në punë kur u përfshi në aksident.

Mjekët që shkuan për ta ndihmuar nuk mund të bënin asgjë për të riun me origjinë nga Shqipëria. Ndërkohë, policia italiane po rindërton skemën e aksidentit për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!