Të shtënat në veri të Kosovës, ministri: U sulmua policia

schedule10:15 - 15 Prill, 2022

schedule 10:15 - 15 Prill, 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sot në mëngjes në veri të vendit ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës. Ai ka thënë se ky është sulmi i katërt në tri ditët e fundit.

Sipas Sveçlës, zyrtyarët policorë janë sulmuar derisa po shkomnin për të realizuar ndërrimin.

Ai ka thënë se ata janë sulmuar me granatë dore dhe kallash.

LEXO EDHE: Breshëri të shtënash me armë në kufirin Kosovë-Serbi, çfarë thotë policia

“Në vëri rreth orës 7 e 20 ka ndodh një sulm ndaj Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të zyrtarëve policorë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

Grupe të ndrysme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë. Sulmii parë ka ndodh, apo tentim sulmi duke vendos iriqa metalik në rrugën nacionale, në kohë përafërsisht të njjëtë me sulmin e sotëm, që të pamundësojnë punën e Policisë së Kosovës.

Sulmi I dytë me gurë. Sulmi o tretë ka ndodh mbramë, ku është gjuajtur me armë zjarri dhe sot siç thash edhe më herët drejtpërdrejt janë godit dy veturat që transportonin zyrtarët policorë”, ka deklaruar Sveçla./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!