Conference League mbrëmjen e djeshme mësoi edhe skuadrat gjysmëfinaliste të saj, te cilat tashmë do të duhet të luftojnë për dy biletat e finales e cila për herë të parë do të luhet në Tiranë, ku stadiumi “Air Albania” do të presë dy skuadrat finaliste më 25 maj.
Roma u “hakmor” ndaj Bodo/Glimt, teksa në Olimpico e mposhti me shifrat 4-0 dhe u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 5-2.
Marseille gjithashtu kaloi pengesën PAOK teksa i mposhti me rezultat të përgjithshëm 3-1, ndërsa në gjysmëfinale u kualifikuan edhe skuadra e Feyenoord përballë Slavia Prague 6-4, po ashtu një biletë mori edhe Leicerster City kundër PSV 2-1.
Përballje italo-angleze do të kemi në gjysmëfinale, pasi përballë do të vihen Roma dhe Leicester City për të bërë llogaritë e biletës për Tiranë.
Ndërkohë nga krahu tjetër për biletën e dytë të finalistet do të përplasin “brirët” Feyenoordi dhe Marseille.
Duelet e skuadrave gjysmëfinaliste të Conferencë League:
Leicester City-Roma
Feyenoord-Marseille /f.a/abcnews.al