Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, po merr kërcënime nga tifozët e revoltuar pas eliminimit nga Villarreali në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Gruaja e tij Ester i ndau kërcënimet në rrjetet sociale, në mënyrë që publiku të jetë në dijeni të asaj që po përballet familja e saj.
– Nëse Braco nuk largohet nga Bayerni, ne do të përdorim një thikë për ju dhe djalin tuaj. Shihemi së shpejti, shkruhej në një nga mesazhet që publikoi Esteri.
Kjo nuk është hera e parë që Salihamidzic dhe familja e tij kërcënohen me vdekje, sepse djali i tij ishte në një situatë të ngjashme vitin e kaluar kur drejtori i Bayernit u grind me trajnerin e atëhershëm Hansi Flick, i cili vendosi të largohej nga klubi. /abcnews.al/