Pandeli Majko është rikthyer si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas procedurës, ai bëri betimin në seancën e sotme plenare.
Majko zëvendëson ish-deputetin e PS, Alqi Bllako, i cili u arrestua si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, gjatë periudhës kur ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.
Majko u rendit vetëm një vend poshtë listës fituese të PS-së, i 19-ti për zgjedhjet e 25 prillit, duke mbetur jashtë parlamentit. g.v/abcnews.al