I preu gishtat gruas, arrestohet 36-vjeçari në Kukës: Do të vras ty bashkë me vëllanë tënd

schedule10:06 - 11 Prill, 2022

schedule 10:06 - 11 Prill, 2022

Një krim brenda familjes është parandaluar këtë të hënë në Kukës, ku një 36 vjeçar ka kërcënuar bashkëshorten dhe vëllain e saj se do i vriste.

Policia bën me dije se në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga një 36 vjeçar me iniciale B.S. i cili në fillim ika prerë gishtat bashkëshortes së tij dhe ka kërcënuar se do ta vriste atë dhe vëllain e saj.

Ngjarja ka ndodhur në  fshatin Kryemadh, ku mësohet se shtetasi B. S. kishte konflikt me bashkëshorten e tij, shtetasen L. S., 35 vjeçe, të cilën e dhunonte dhe e kërcënonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasin B. S., 36 vjeç, i cili pas një konflikti me bashkëshorten, i kishte dëmtuar asaj gishtat e dorës, me mjet prerës (thikë) dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri.

“Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në familje. 

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Në kuadër të operacionit policor “Ndërhyrja” u vu në pranga 36-vjeçari që i kishte dëmtuar gishtat, me mjet prerës, bashkëshortes së tij dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri. 

Sekuestrohen një armë zjarri pushkë e mbushur me fishekë dhe një thikë. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pasi kanë marrë njoftim se në fshatin Kryemadh, shtetasi B. S. kishte konflikt me bashkëshorten e tij, shtetasen L. S., 35 vjeçe, të cilën e dhunonte dhe e kërcënonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasin B. S., 36 vjeç, i cili pas një konflikti me bashkëshorten, i kishte dëmtuar asaj gishtat e dorës, me mjet prerës (thikë) dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë të mbushur me fishekë dhe një thikë’, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!