Gjykata e dënon me 6 vite burg për korrupsion, arrestohet në kufirin grek ish-ministrja

schedule09:12 - 11 Prill, 2022

schedule 09:12 - 11 Prill, 2022

Policia bullgare ndaloi ish-ministren rumune të Turizmit dhe Zhvillimit Elena Udrea, e cila tentoi të largohej nga vendi pasi një gjykatë rumune e kishte dënuar me gjashtë vjet burg.

Vendimi përfundimtar konfirmoi një dënim të lëshuar fillimisht në qershor 2018 për ryshfet, shpërdorim detyre dhe evazion fiskal.

E ashtuquajtura dosja “Gala Bute” doli për herë të parë për publikun në vitin 2011 pas një hetimi gazetaresk të kryer kur Udrea ishte ministër.

Udrea u ndalua në kufirin bullgar me Greqinë dhe ishte ende në paraburgim në Petrici të Bullgarisë të premten.

Ajo mbahej nën një urdhër ndalimi 24 orësh të lëshuar nga policia bullgare, i cili mund të zgjatet, që do të thotë se ajo mund të kalojë gjithë fundjavën në paraburgim në Bullgari.

Ajo thuhet se ishte larguar nga Rumania për në Bullgari të enjten në mëngjes dhe, menjëherë pasi mësoi vendimin e saj përfundimtar në Sofje, u nis për në Kulata, vendkalimi kufitar jugor i Bullgarisë me Greqinë. 

Avokati i Udreas, Tudorel Toader, ish-ministre e Drejtësisë në Rumani nga viti 2017 deri në vitin 2019, kishte paraqitur një apel duke kërkuar anulimin e dënimit të saj të mëparshëm në vitin 2018.

Fakti që Udrea u përpoq t’i shmangej ekzekutimit të dënimit të saj duke u arratisur në Bullgari nuk dënohet nga ligji rumun, pasi më parë asaj nuk i ishte ndaluar të largohej nga Rumania.

Udrea ishte Ministre për Turizmin nga 2008 deri në 2009 dhe për Zhvillimin Rajonal dhe Turizmin nga 2009 deri në 2012. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!