Dodik acarohet nga deklarata e Kurtit: Është i njohur për destabilizim

schedule16:09 - 10 Prill, 2022

schedule 16:09 - 10 Prill, 2022

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik është bërë nervoz nga një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Për të, Kurti është “i njohur për destabilizim”, veç pse ai tha se Republika Srpska është kërcënim për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Dodik tha për agjencinë e lajmeve të Republika Srpskas, Srna se Kurti po gënjen, ndërsa e nxori nga fantazia një dëshirë të tij, përcjell Gazeta Express.

“Kur ai tashmë ka guxuar të komentojë për Republikën Srpska, atëherë do të ishte më e mençur të thuhet se Republika Srpska duhet ta ketë të njëjtin status si Kosova”, tha Dodik, citon N1.

Sipas Dodikut i cili u risanksionua nga SHBA-ja së fundmi, Kurti është ai që po e destabilizon Ballkanin.

“I njohur si person që nuk respekton marrëveshjet dhe që destabilizon herë pas here, ai tani i ka dhënë vetes të drejtën të ndajë mësime në rajon”, tha ai. /GazetaExpress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!