Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humbje të reja për ushtrinë ruse, dy kolonelë dhe dy nënkolonelë të vdekur

schedule20:52 - 9 Prill, 2022

schedule 20:52 - 9 Prill, 2022

Ushtria ruse nuk ndalet së numëruari viktima në frontin e luftës me Ukrainën. Kjo pasi siç u bë e ditur të premten, varrimi i kolonelit Aleksandër Bespalov u bë në rajonin e Ozerskut.

Sipas një deklarate lokale, Bespalov u vra në Ukrainë gjatë një “operacioni special ushtarak”. Në të njëjtin njoftim theksohet se koloneli ka qenë komandant i Regjimentit të 59-të. Ndërkohë në foton e kolonelit të vdekur, shihet ai ka të varur në gjoks dy radhë medaljesh.

Vihet re se Ozersk është një qytet i mbyllur rus i koduar me emrin City 40. Në fakt, është qyteti ku lindi programi bërthamor sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore.

Disa ditë më parë, më 30 mars, autoritetet ukrainase njoftuan vdekjen e një koloneli tjetër. Ishte Dennis Kurilo, komandanti i Brigadës së 200-të , i cili u vra gjatë një beteje në Kharkov.

Në të njëjtën ditë u mbajt edhe varrimi i nënkolonelit Dmitry Dormidodov, i cili u vra më 20 mars pas një sulmi me raketa. Një tjetër viktimë ruse ishte nënkoloneli Igor Zakharov, i cili u varros në qytetin e Kirzakh. Në fakt, Zakharov u nderua pas vdekjes me Medaljen e Guximit nga Presidenti rus Vladimir Putin.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!