Po punonte dhe ra nga lartësia, policia reagon për ngjarjen në Tiranë

schedule14:18 - 8 Prill, 2022

schedule 14:18 - 8 Prill, 2022

Një 50-vjeçar ka perfunduar në spital pasi ishte duke punuar në një pallat në zonën e Kasharit në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se P. A., 50 vjeç ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar. 50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Abcnews.al raportoi më herët se ngjarja ka ndodhur në një pallat në rrugën dytësore. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.04.2022, në Qafë Kashar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. A., 50 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al