Nga zyra me pranga në duar, dalin pamjet e aksionit me rreth 60 policë të arrestuar nga Kosova dhe Shqipëria

schedule12:40 - 8 Prill, 2022

schedule 12:40 - 8 Prill, 2022

Një aksion i përbashkët policor është zhvilluar këtë të premte në pikën kufitare Morinë  të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Në këtë aksion janë arrestuar punonjësit e Policisë së Shqipërisë në këtë pikë kufitare,ku sipas njoftimit të SPAK numri i të arrestuarve është 31 punonjës policie dhe tre të tjerë janë pezulluar nga detyra.

LEXO EDHE:Korrupsion në doganë, aksion i përbashkët me autoritetet në Kosovë, SPAK: Arrestohen 31 policë dhe punonjës në Morinë

Ndërkohë Express  bën me dije s enë këtë aksion të përbashkët janë arrestuar edhe 25 zyrtarë të policisë së Kosovës duke e çuar në 57 numrin e zyrtarëve të arrestuar në këtë pikë doganore.

Ndërkohë në pamjet e siguruara nga abcnews.al shihet momenti kur punonjësit e doganës dalin me pranga në duar nga zyra.

Aksioni policor është ndërmarrë nën dyshimet për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “marrje e ryshfetit”. Aksioni është duke u zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë.

Ky është një hetim që ka nisur prej nëntorit të vitit 2020 ku sipas SPAK janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së. Ndërkohë aksioni vijon akoma dhe është në vazhdimësi të aksionit “Pika 1”, ku kishin përfunduar të arrestuar mbi 50 zyrtarë policorë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!