Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një ditë para Kongresit, Rama mbledh ministrat dhe deputetët tek Vila 30

schedule09:05 - 8 Prill, 2022

schedule 09:05 - 8 Prill, 2022

Kryeministri Edi Rama këtë të premte vetëm një ditë para kongresit të PS-së do të zhvillojë një takim me kabinetin qeveritar.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se takimi i Ramës me ministrat do të zhvillohet tek Vila 30.

Ndërkohë kujtojmë se nesër më 9 prill Partia Socialiste do të mbledhë kongresin, që duket se do të ketë një mënyrë ndryshe nga ato që janë zhvilluar më parë.



Kongresi i PS-së nuk do të jetë i vendosur vetëm tek Pallati i Kongreseve, por do të jetë i shtrirë dhe në sheshet e kryeqytetit dhe pjesë e tij do të jenë edhe qytetarët.

Ndërkaq më parë kreu i PS-së, Rama ka komentuar se në këtë kongres nuk do të ketë ndryshime në qeveri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!