Janë publikuar pamjet nga pallati, ku 13-vjeçarja nga Lezha ra nga dritarja e katit të katërt.
Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës së Shtrausit në Lezhë.
Sipas informacioneve 13-vjeçarja ka rënë nga dritarja e katit të katërt dhe ka përfunduar në ballkonin e një kati më poshtë.
Vogëlushja është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës. Mësohet se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet./abcnews.al/