SHBA ka trajnuar një numër të vogël ukrainas për të përdorur dronët e avancuar antitank, sipas një deklaratë të një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane, shkruan BBC.
Këto armë shpesh quhen drone “kamikaze”, për shkak të mënyrës se si godasin objektivin e tyre, duke i shkatërruar menjëherë.
Shtëpia e Bardhë tha se do të dërgonte me 16 mars 100 dronë në Ukrainë.
Ukrainasit që po trajnohen në përdorimin e dronëve të tillë ndodhen në SHBA si pjesë e programeve të edukimit ushtarak profesional dhe pritet të marrin më shumë trajnime për sisteme të tjera përpara se të kthehen në Ukrainë.
/abcnews.al


