EMRI/ Shkoi në spital i plagosur, kush është 39-vjeçari që u qëllua në Tiranë

schedule08:13 - 7 Prill, 2022

schedule 08:13 - 7 Prill, 2022

Shpëtim Metoli mbeti i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një konflikti me armë. Sipas policisë, 39-vjeçari mbërriti mëngjesin e sotëm në spital me plagë arme zjarri.

Metoli është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i  plagosur me armë zjarri në këmbë.

39-vjeçari, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Deri më tani janë shoqëruar 12 persona, të cilët janë marrë në pyetje. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!