Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Ukrainë, SHBA-ja paralajmëron për pasoja të mëdha ekonomike

schedule15:54 - 6 Prill, 2022

schedule 15:54 - 6 Prill, 2022

Sekretarja e Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen paralajmëroi të mërkurën për valët tronditëse të ekonomisë për shkak të luftës në Ukrainë, duke përfshirë ndërprerjet në furnizimet me ushqime dhe energji, sipas CNN.

“Veprimet e Rusisë përbëjnë një fyerje të papranueshme ndaj rendit global të bazuar në rregulla dhe do të kenë pasoja të mëdha ekonomike në Ukrainë dhe më gjerë”, tha Yellen.

Lufta dhe përgjigja e Perëndimit  kanë rritur tashmë çmimet e ushqimeve dhe energjisë dhe shqetësimet për ngadalësimin ekomonik apo edhe recesion, theksoi Janet.



Sekretarja e Thesarit vuri në dukje se Rusia dhe Ukraina së bashku përbëjnë gati një të tretën e eksporteve botërore të grurit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!