Ish-kandidati për kryetar në Partinë Demokratike, Fatbardh Kadilli i ftuar në “ABC Live” është shprehur se partia duhet të bashkohet dhe të arsyetojë me njerëz të ndershëm dhe të pa konsumuar me sahat.
Duke u ndalur tek situata aktuale në PD, Kadilli u shpreh se Komisioni i Rithemelimit, por edhe Grupi Parlamentar i PD-së nuk ka një projekt për tu kthyer në alternativë kundër pushtetit.
“Alibeaj është kryetar i Grupit Parlamentar, se si kryetar nuk pranohet nga Komisioni i Rithemelimit. Alibeaj zgjedh të mbrohet. Sot PD po shihet si pronë. Përplasje si me ligjin e pronave, dikush e kishte, dikush e mori falas, dhe dikujt ia lanë. Berisha ish pronar, Basha që e gëzoj falas dhe Alibeaj që i ngeli. Se si do sillen nuk e di. Por këta duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme u bëj ftesë që të kuptojnë që votuesit opozitar dhe të PD-së. Anëtarët aktiv dhe jo aktiv, duan të kenë një PD funksionale që jep përgjigje politikës. Për të prodhuar alternativë. Ne nuk e bëjmë dot ketë sa kohë rendim pas Berishës, Bashës apo Grupit Parlamentar që nuk di ku të shkojë.” tha Kadilli.
Sipas Kadillit Berisha me largimin e Bashës e ka mbyllur aksionin politik dhe gjithçka tjetër po e bënë për interes të tij.
“Nuk shkojnë pas projektit. Ju mungon pjesë e të folurit politik. Ata rreth Bashës prapë janë pa tekst se nuk e kanë menduar largimin e Bashës dhe gjykata në favor të Komisionit. Berisha e ka mbyllur aksionin. Nëse Berisha mbyll procesin me datë 30 e bën vetëm për interes të vet jo të partisë. Se bashkimi kërkon proces më të gjatë. Gara mes Olldashit dhe Bashës akoma dallon njerëzit jo më kjo përçarje me gjurmë të thellë”
“Partia Demokratike me këta të dy nuk do ketë mundësi të ringrihet. Berisha këtë qëllim kishte që kur i hyri kësaj. Nuk ka pasur në mend vetëm të largojë Bashën. Nuk ka projekte. Për ta bërë partinë konkurruese. Kjo PD po zvogëlohet.”
“Me rikthimin e Berishës janë vite kohë të vjedhura për demokratë”, tha Kadilli. /abcnews.al