Gjykata Apelit Tiranë la në fuqi masën “detyrim paraqitje” për Ervin Matën, i cili është përfshirë në ngjarjen në ish-bllok në Tetor të vitit të shkuar.
Prokurorët e çështjes ankimuan vendimin në Gjykatën e Apelit, ku kërkuan sërish “Arrest me burg” për 32-vjeçarin, por kjo kërkesë u rrëzua. Mata u vetëdorëzua në Mars të këtij viti, pas katër muajsh në kërkim, ndërsa Shkalla e Parë vendosi për të “detyrim paraqitje”, masë e konfirmuar nga Apeli të Enjten.
Mbi 32-vjeçarin rëndojnë akuzat për “vrasje mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Ngjarja ka ndodhur në Tetor të vitit të shkuar, ku pas një përplasje me armë, mbeti i vdekur Fabian Gaxha dhe plagosur Ervis Martinaj e Eljon Hato./abcnews.al