Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Gavi qëndron në “Camp Nou”? Barça kërkon ta bëjë futbollistin më të ri më të paguar në botë

schedule22:00 - 4 Prill, 2022

schedule 22:00 - 4 Prill, 2022

Barcelona dhe Gavi mund të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre, pasi drejtuesit katalanas janë të kënaqur me paraqitjen e 17-vjeçarit spanjoll.

Sipas “90min” raportohet se palët janë shumë pranë akordit për rinovimin e kontratës e cila prite të jetë dhe afatgjatë për Gavin, i cili shikohet nga klubi një nga lojtarët kryesore për të ardhmen e Barçës.

Kontrata aktuale e spanjollit me blaugranat përfundon më 30 qershor, teksa pritet që me kontratën e re të ofruar nga drejtuesit e Barcelonës, Gavi të behët futbollisti i ri më i pasur në botë, si dhe pritet të ketë klauzolë largimi prej 1 miliard euro.



17-vjeçari këtë sezon ka arritur të shënojë 2 gola dhe ka dhënë 5 asiste me katalanasit në 25 paraqitje të tij këtë sezon.

Kujtojmë se Manchester City dhe Liverpool janë dy nga skuadrat që kërkojnë shërbimet e talentit katalanas, por Barça mesa duket pritet t’iu mbyll derën.

Talenti i ri, Gavi, raportohet se është afër rinovimit të kontratës me Barcelonës. /f.a/abcvnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!