Masakra në Bucha në faqet e para të mediave ndërkombëtare: Dora e kasapit Putin ndaj të pafajshmëve

schedule12:13 - 4 Prill, 2022

schedule 12:13 - 4 Prill, 2022

Faqet e para të gazetave ndërkombëtare janë hapur sot me masakrën në Bucha të Ukrainës. Me dhjetëra trupa civilësh u gjetën të vrarë rrugëve dhe një pjesë e tyre i kishin duart e lidhura.

Imazhet që përshkruajnë mizoritë kundër civilëve në qytetin ukrainas u panë pas tërheqjes së ushtrisë ruse nga rajoni i Kievit, dokumente që i referohen ekzekutimeve të civilëve, varreve masive. Kjo shkaktoi protesta ndërkombëtare duke e cilësuar Vladimir Putinin si përgjegjës të kësaj masakre.

Pas brutalitetit të paprecedentë të treguar nga ushtria e Putinit në Bucha, shtypi ndërkombëtar justifikon presidentin amerikan Joe Biden, i cili e kishte përshkruar presidentin e Kremlinit si një kriminel lufte dhe “kasap”.