Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Me drogë me vete, dy të arrestuar në Vlorë

schedule09:56 - 3 Prill, 2022

schedule 09:56 - 3 Prill, 2022

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohen për  shitje të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë një 35 vjeçar me iniciale M.Ç., të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar një lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Gjithashtu i arrestuar është edhe një 37 vjeçar banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të banesës nga shërbimet e Policisë, ju gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike, e dyshuar Cannabis Sattiva.

“Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasin M. Ç., 35 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të automjetit nga shërbimet e Policisë, ju gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike, e dyshuar kokainë.

Po nga Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve u procedua penalisht për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi B. P.,  37 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të banesës nga shërbimet e Policisë, ju gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike, e dyshuar Cannabis Sattiva”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!