Arta Marku bën për “ujë të ftohtë” prokurorët: Hetoni çështjet e nxehta

schedule10:50 - 27 Mars, 2019

schedule 10:50 - 27 Mars, 2019

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka përdorur gjuhë të hekurt me prokurorët. Gjatë analizës vjetore, Marku kërkoi që të zhvillohen siç duhet hetimet dhe të mos zvarriten proceset. E para e Prokurorisë u kërkoi prokurorëve që të ruajnë sekretin hetimor dhe të mbajnë larg median.

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka bërë për ujë të ftohtë prokurorët e Prokurorive të Tiranës dhe Krimeve të Rënda. E pranishme gjatë analizës vjetore Marku u drejtua me gjuhë të ashpër prokurorëve, ku kërkoi që të zhvillojnë hetimet si duhet dhe të mos kemi zvarritje të proceseve.

Marku u tha prokurorëve se do të mbani përgjegjësi për çdo hetim që keni kryer.  Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme i mëshoi faktit që prokurorët duhet që të qëndrojnë larg medias.

Në analizën vjetore që u zhvillua tek krimet e Rënda Arta Marku ishte e  shoqëruar nga nën kryetari i KLP Alfred Balla dhe disa anëtarë të tjerë.  Marku vuri theksin se 2018 ka qenë një vit i vështirë pune, por nuk harroi të ‘shigjetonte’ disa prokurorë që sipas saj nuk kanë qenë në lartësinë e detyrës. Prokurorët kanë keqpërdorur detyrën e funksionit të ndjekjes penale dhe nuk kanë ruajtur sekretin hetimore.

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme u kërkoi prokurorëve të Krimeve të Rënda që të hetojnë sa më shpejt çështjet që kanë trazuar jetën dhe kanë tronditur kryeqytetin. Prokurorët duhet që të fokusohen tek puna dhe të mbajnë sa më larg median nga hetimi pasi gazetarët nuk janë pjesë e hetimeve. në përfundim të fjalës së Arta Marku nuk harroi që tu kujtonte prokurorëve që janë përpara procesit të vetingut./abcnews.al