Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

31 vite nga masakra e 2 prillit në Shkodër, Berisha homazhe në nderim të dëshmorëve të demokracisë

schedule10:25 - 2 Prill, 2022

schedule 10:25 - 2 Prill, 2022

Në 31 vjetorin e masakrës së 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës, ku u vranë 4 dëshmorë të Demokracisë, ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar homazhe i shoqëruar nga deputetët e PD. Kjo ngjarje konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ku mes turmës që protestonte u vranë me snajperë nga forcat e sigurimit, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka. Pikërisht pas zgjedhjeve të marsit, edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë disa muaj para, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë dhe vrau 4 të rinj. Pasi nderoi 4 martirët dhe qytetarët shkodranë, Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë aktuale.

“Jemi mbledhur këtu për të nderuar veprën dhe kujtimin e martirëve të votës së lirë. Themeluesit dhe anëtarit të kryesisë së PD-së Arben Broci, aktivistëve të shquar të PD-së Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka, por edhe të 87 qytetarëve të Shkodrës që në një masakër terroriste u plagosën atë ditë në rrugët dhe sheshet e këtij qyteti, bastion të lirisë. Më 2 prill 1991, gjimnazistët e Shkodrës e ndjenë se regjimi i Ramiz Alisë grabiti votën e qytetarëve dhe ata mbushën këtë shesh në një protestë më të civilizuarën që mund të bëjë njeriu i lirë, të ulur mbi çantat e librave, protestonin paqësisht. Regjimi diktatorial do të festonte fitoren e grabitur me gjakun e tyre. Mbi ta të rrethuar u shkrehën batare, kallashnikovë dhe mitralozash. Në shesh mbetën, ranë për t’u bërë përjetë të pavdekshëm, martirë të 2 prillit, u plagosën në rrugët e qytetit dhjetëra e dhjetëra qytetarë shkodranë. Flijimi, sakrifica sublime e tyre në të vërtetë u bë dritë për shqiptarët. Masakra e 2 prillit jehoi fuqishëm në Kongresi ne SHBA-ve, parlamentin Europian, Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Diktatori që shpresonte të vishte me zgjedhjet e 31 marsit xhaketën e Gorbaçovit, dëshmoi para shqiptarëve dhe gjithë botës se ai nuk ishte gjë tjetër përveçse një bastard kriminel i Hitlerit të pasluftës Enver Hoxhës.

Ne nderojmë sot veprën e pavdekshme të martirëve të demokracisë të cilët do të jetojnë për jetë të jetëve me lirinë dhe votën e lirë të shqiptarëve. Por sot ne nderojmë kujtimin e tyre në një ditë të vështirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ish-presidenti i SHBA-ve, Ronald Regan do të deklaronte se lirisë nuk i duhet më shumë se një gjeneratë që edhe të zhduket. Sot as 31 vitesh të martirizimit të tyre vota e lirë është tërësisht e konfiskuar nga sistemi kriminal i patronazhistëve, nga tregu kriminal i blerjes dhe shitjes së votës, nga bandat e qeverisë. Martirët e 2 prillit sot më shumë se kurrë kanë një apel për të rinjtë shqiptarë, të vazhdojnë betejën e tyre për votën e lirë. Sot shqiptarët nuk përballen me një diktaturë staliniste, por me një qeveri e cila siç faktohet çdo ditë përbën një organizatë të vërtetë kriminale.



Një qeveri e cila njëlloj si një organizatë kriminale vjedh dhe plaçkit shqiptarët, votën e tyre, liritë e tyre, pasuritë e tyre dhe kjo përbën një kushtrim, një apel për çdo demokrat, çdo qytetar, të bashkojmë forcat për të çliruar Shqipërinë, të frymëzuar nga Shkodra, nga kjo klikë e cila nuk ka asgjë të përbashkët me idealet e lirisë për të cilat u sakrifikuan martirët e Shkodrës, me idealet lirisë të qytetarëve të Shkodrës dhe qytetarëve shqiptarë. Ndaj le të zotohemi ne para kujtimit, veprës së 4 martirëve se do bëjmë gjithçka, se jemi të gatshëm për çdo sakrificë, të rikthejmë votën e lirë të shqiptarëve, për të cilën këta të rinj flijuan veten dhe rininë e tyre. Rroftë Shkodra, nderim përjetë martirëve të 2 prillit, rroftë Shqipëria!”, deklaroi Berisha. Gjatë një proteste kundër manipulimit të zgjedhjeve të 31 marsit të atij viti, u vranë katër djem dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Shkodra humbi katër bijtë e saj, idealistë e plot shpresë për Shqipërinë ku po pritej të vinte demokracia. Tragjedia e tyre nuk u zbardh kurrë“, tha Berisha.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!