Erik ten Hag do të jetë trajneri i ri i Manchester United, por duhet pritur fundi i sezonit për t’u bërë formalitetet.
“Djajtë e kuq” kanë intervistuar disa trajnerë dhe holandezi është në krye të listës për të marrë drejtimin e skuadrës së Premier League.
Në Holandë janë të sigurt për këtë dhe shkruajnë që Ajax do të përfitojë 2 milionë euro nga largimi i trajnerit.
52-vjeçari e ka nisur karrierën te Go Ahead Eagles, ndërsa më pas për dy vite (2013-2015) drejtoi skuadrën e dytë të Bayern Munich.
Për të njëjtën periudhë kohe ishte edhe trajner i Utrecht, ndërsa nga viti 2017 ka drejtuar gjigantët e Ajax. / abcnews.al