Godina Historike, monument kulture i kategorisë së parë, ish-parlamenti i parë shqiptar, sot Teatri i Kukullave, 6 muaj me vonesë pas urdhrit të dhënë nga Ministria e Kulturës, me 16 prill hynë në fazën e restaurimit.
Punonjësit e rekuizitës dhe arkivit po paketojnë kukullat historike të cilat sipas përgjegjësit artistik Nelson Mullai do të zhvendosen në ish Kinostudio vend ku do të jetë edhe administrata dhe trupa e teatrit.
Mullai thotë se shfaqjet do të jenë përgjatë javës ture në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që fëmijët e kryeqytetit do të mund të ndjekin çdo fundjavë shfaqjet në sallën Tonin Harapi të Liceut Artistik.
Projekti restaurues është hartuar dhe do të zbatohet nga UNOPS si dhe ka marrë miratimin nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Materiale, për shkak të statusit të godinës historike. Në projekt janë reflektuar edhe sugjerimet për skenën dhe elementët artistike nga stafi i tetarit. Krahas skenës moderne është propozuar edhe krijimi i një muzeu ku rrëfehet historiku i godinës në 100 vite
Ndërkohë që krahas skenës moderne është propozuar edhe krijimi i një muzeu ku rrëfehet historiku i godinës në 100 vjeçare
Programi “EU4Culture” financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNOPS në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës, me një buxhet prej 40 milion Euro ku është parashikuar restaurimi i 27 siteve të trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019. /abcnews.al/