Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ndërtoi pa leje në Qeparo, IKMT shemb objektin 4 katësh

schedule14:46 - 10 Gusht, 2026

schedule 14:46 - 10 Gusht, 2026

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka ndërhyrë gjatë ditës së sotme duke shembur një objekt 4-kate me 1 kat nëntokë karabina me konstruksion beton arme të ndërtuar pa leje në kushtet e flagrancës, e ndodhur në zonën e Qeparoit, pjesë e Bashkisë së Himarës.

Nga verifikimi i rastit ka rezultuar se subjekti, me gjithë pretendimin se kishte ndërtuar prej kohësh një objekt 1-kat me 1 kat nëntokë për të cilin kishte aplikuar për leje legalizimi pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, ka vijuar me ndërtimin brenda pak ditëve të 3 kateve të tjera duke betonuar pa dizarmim.

IKMT thotë do të referojë në prokurori të gjitha materialet dhe po bashkëpunon ngushtësisht me organet ligjzbatuese për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe vënë para përgjegjësisë ligjore jo vetëm subjektin por edhe çdo inspektor që nuk ka kryer siç duhet detyrën.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!