“Më shumë se 150 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë”

schedule11:50 - 1 Prill, 2022

schedule 11:50 - 1 Prill, 2022

Të paktën 153 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus pesë javë më parë, dhe më shumë se 245 fëmijë janë plagosur, sipas zyrtarëve ukrainas, shkruan CNN.

Si pasojë e bombardimeve të forcave ruse janë dëmtuar gjithashtu 859 institucione arsimore, duke përfshirë 83 që janë shkatërruar plotësisht.

Megjithatë ende nuk dihet numri i saktë i fëmijëve të vrarë në Mariupol, si dhe në disa zona të rajoneve të Kievit, Chernihiv dhe Luhansk.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!