Kuvendi i ka dërguar shkresë KQZ ku e njofton për krijimin e vakancës pas dorëzimit të mandatit nga ana e deputetit Alqi Bllako.
Bllako dorëzoi ditën e djeshme mandatin e deputeti, çka hapi rrugë për arrestimin e tij. Sot Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-deputetit. Efektivët e policisë kanë shkuar në banesën e Bllakos. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion në lidhje me inceneratorin e Fierit.
Lexo edhe: Alqi Bllako dorëzon mandatin, del letra drejtuar Kuvendit: Jam në dispozicion të drejtësisë
Ashtu siç kishte paralajmëruar, dje Alqi Bllako ka dorëzuar mandatin e deputetit, pasi prokuroria e posaçme ka kërkuar arrestimin e tij. Vendin e tij në Kuvend pritet ta marrë deputeti Pandeli Mjako i cili nuk arriti të fitojë një mandat. Ish-deputeti nuk arriti të thyejë herësin duke qenë i renditur i 19-ti në listën e Qarkut Tiranës, e për pasojë mbeti jashtë politikës aktive.
Lexo edhe: Alqi Bllako la mandatin e deputetit, rikthehet në Kuvend Pandeli Majko
/abcnews.al