Kuvendi ka shpallur vakancës pasi Alqi Bllako ka lënë mandatin e deputetit.
Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka njoftuar deputetët në seancën e sotme, se Kuvendi shpall vakancën e do ia njoftojë KQZ-së për plotësimin e saj.
“Ju njoftoj që deputeti Alqi Bllako ka dorëzuar në Kuvend deklaratën me të cilën vë në dijeni Kuvendin që me vullnet të plotë dorëzon mandatin. Kur deputeti heq dorë referuar nenit 71 të Kushtetutës mandati i tij mbaron. Kuvendi shpall vakancën e ia njofton vakancën KQZ për plotësimin e saj”, tha Felaj.
Lexo edhe: Alqi Bllako dorëzon mandatin, del letra drejtuar Kuvendit: Jam në dispozicion të drejtësisë
Ashtu siç kishte paralajmëruar, dje Alqi Bllako ka dorëzuar mandatin e deputetit, pasi prokuroria e posaçme ka kërkuar arrestimin e tij. Rreth orës 15.00 në Kuvend ka mbërritur letra e deputetit socialist.
Bllako nuk është paraqitur fizikisht dhe letrën e ka dorëzuar me postë. Mbledhja e këshillit të mandateve, e njoftuar për dje në orën 18:00 u anulua pasi Bllako vendosi që ta lërë vetë mandatin e deputetit për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë.
Lexo edhe: Alqi Bllako la mandatin e deputetit, rikthehet në Kuvend Pandeli Majko
Vendin e tij në Kuvend pritet ta marrë deputeti Pandeli Mjako i cili nuk arriti të fitojë një mandat. Ish-deputeti nuk arriti të thyejë herësin duke qenë i renditur i 19-ti në listën e Qarkut Tiranës, e për pasojë mbeti jashtë politikës aktive.
/abcnews.al

